'

KËTU KENI LIBRIN E TITULLUAR (VALËT E JETËS) ME POEZI DHE VJERRËSHA PËR FËMIJË. E ndarë në katër pjesë.Ky libër është përfunduar në vitin 2004 nga Autori: Halit Sopaj nga fshati Sallagrazhdë KK. Suharekë tani që nga 12 tetori i vitit 1993 me  vendbanim në Holandë.

 P J E S A   E   P A R Ë

P O E Z I

me motive nga atëdheu - Kosova


K O S O V Ë S


Oj Kosovë dhe ju shqipëtarë

ishim të robëruar mijra vjet më parë,

t"shtypur t"sakatosur nëpër shumë fortuna

por emrin shqipëtar se zhduku as dhuna.

 


Vuajetëm nëpër shekuj vajtëm nëpër vite

dhjetorin e 89 me gëzim e pritëm,

e formuam partinë e parë me emrin LDK-ë

i tham të gjithë Sërbisë,nuk jemi me të.

 


N"ballë të kësaj partie u vu Ibrahim Rugova

njeri më patriot nuk lind më Kosova,

i mobilizoj shqipëtarët i bashkoi si mik

i bindi që Serbinë e kemi armik.

 


U angazhuam të gjithë sa patëm mundësi

i tham Jugosllavisë, mundemi edhe pa ty,

vuajtëm gogja shumë tetë vite të plota

për atë çka punuam nuk ishin të kota.

 


Populli i vuajtur nga ato të këqia

në gjirin e saj u lind UÇK-ja,

Ibrahim Rugova edhe ushtria

e bindën botën se kush është Sërbia.

 


Zoti e bekoftë Amerikën dhe Anglinë

i bindën aleatët që ti bien Serbisë,

më 24 mars të vitit 99

bombat e para të NATOS mbi Kosovë ranë.

 


Sërbet e tërbuar nga ato luftime

hyrën nëpër fshatra dhe bënë masakrime,

Serbët e mllefosur nga miqët shqipëtarë

bënë aq shumë krime që kurrë nuk janë parë.

 


U vranë gjat kësaj lufte mbi 12 mijë

u përzun nga trojet edhe një milion,

erdh 12 qershori i vitit 99

forcat e NATOS u futën në Kosovë.

 


Ishte ditë e madhe ishta ditë gëzimi

populli nga malet zbriti si prej qielli,

iu vërsulën fshatrave dhe shtëpive t"veta

mirpo çka të shofën ishin djegur të tëra.

 


U këthyen të tjerët nga shtetët për rreth

pa ditur asnjë gjë për familje të vetë,

filloi ngadal jeta të normalizohej

dhe shumë parti tjera filluan të formohen.

 


Kaloi viti i parë,populli plotë vullnet

në varfëri të skajshme por në shtëpi të vetë,

filloi n"Kosovë jeta të organizohet

dhe menduam të gjithë se shpirti po çlirohet.

 


U mbajtë zgjedhjet e para të vitit 2000

të gjithë të gëzuar që erdhi kjo liri,

nuk shkoi shumë gjatë nga zgjrdhjet e para

mu në mes Prishtne u vra Xhemajl Mustafa.

 


Të gjithë u shokuam si kjo mund të ndodhë

aq shpejt e harruam luftën që ishte n"Kosovë,

e lutëm zotin të ndalët aty

mirpo dora e krimit shkoi në skajshmëri.

 


U vranë shumë burra të etshëm për liri

u vranë shumë komandantë që ishin në ushtri,

nuk di kësaj pune a do t"i dihët filli

e harruam luftën e kultivuam krimin.

 


Populli shumë i vuajtur n"varfëri skajshmërie

e ka kapluar frika s"guxon të dal prej shtëpie,

mirpo dhe n"shtëpia rrinjë me dyer mbyllur

nga friga e ndonjë krimineli për mos t"i mbytur.


 

O vllëzër shqipëtarë deri kur kështu jeta?

nga frika e armikut edhe nga vetëvetja,

ngrehuni gjithë në këmbë e bëhuni me një fjalë

thuani STOP krimit në Kosovën tonë!

 


Mos kqyrni funkcione mos kqyrni pozita

a po e shifni popullin e ka kaplue frika,

jepnia sigurinë pasi erdhi liria

t"i harrojnë vuajtjet që i patën nga Sërbia.

 


GJ U R M Ë V E


Gjatë gjithë historisë

mijëra vjet më parë,

e ruajtëm identitetin

dhe mbetëm shqipëtarë.

 


Ecëm drejt gjurmëve

të të madhit Skënderbe,

e ngulitëm në mendje

edhe ne duam atëdhe.

 


Shunë e shumë breza

pas Skënderbeut,

e dhan maksimumin

t"i dalin zot atëdheut.

 


Ja pra na erdhi

viti 1912

e shpalli Shqipëria

pavarësinë e vetë.

 


Kaluan shumë vite

vite të mundimit,

për pjesën tjetër

këndej kufirit.

 


Më në fund erdhi

edhe viti 1999,

në zemër të Ballkanit

edhe një shtet të dalë.

 


Ky shtet i ri

me emrin Kosovë,

lum ai i lumi

që di ta gëzojë.

 


Ruane këtë shtet

sikur sytë e ballit,

mos t"futet në të

kurrë më këmbë e sllavit.


 


A D E M   J A SH A R I


Në fshatin Prekaz mu në mes Drenicës

lindi trashigimtari i Azem Galicës,

u lind Adem Jashari i biri i Shabanit

e lindi nënë Zahidja që ti dalë zot vatanit.

 


Pas vitit 90 Sërbia aq larg shkoi

na i hoqi institucionet dhe na okupoi,

në vitin 97 u bënë disa lëvizje

Ademi me vëllëzër u larguan prej shtëpie.

 


Kishin rrokur armët ishin dalë në mal

okupimin sërbë s"mundën ta durojnë,

ishin aq shumë trima nuk ishin të frikës

të parët Serbisë ia kthyen tytën.

 


Grupa e Ademit nisi duke u shtuar

komandant të UÇK-së e kishin emruar,

bërën shumë akcione Hamza dhe Ademi

policinë sërbe e kishte kapur tmerri.

 


Një ditë prej dite n"shtëpi kishin shkuar

forcat qetnike i kishin hetuar,

ishte pesë marsi i vitit 98

me forcat qetnike n"Prekaz janë zatetë.

 


Shkijet n"Prekaz të hynë s"guxonin

nga Ademi të dorzohej kërkonin,

familja Jashari të gjithë ishin betuar

asnjë i gjallë shkaut s"ka për t"ju dorzuar.

 


Pas pak minutash lufta ka filluar

shumë shkije të vdekur Ademi i la paluar,

u tmerruan bishat nga ato luftime

kërkuan më të shpejtë t"ju vijnë përforcime.

 


Arritën tanke edhe aeroplan

shtëpitë e Jasharajve filluan t"i bombardojnë,

nga ajo luftë nga ato nombardime

u vra Adem Jashari s"bashku me familje

.

Aty në shtëpi kishte gra dhe fëmijë

të gjithë e dhanë jetën që ne t"kemi liri,

po në atë luftë Ademi ishte i parë

shkoi në përjetësi dhe mbeti legjendar.

 


Lufta e Jasharajve zgjoi ndjenjat e botës

u qoftë përherë i lehtë dheu i Kosovës.


 


MASAKRA E BERISHËVE NË SUHAREKË


Ishte 24 marsi i vitit 99

Nato dha urdhër serbët ti sulmojnë,

unë n"atë moment isha në Holandë

doja në Kosovë dikuj t"i tregojë.

 


N"atë kohë ishte ora nëntëmbdhjetë e tridhjetë

mora telefonin thirra në Suharekë,

unë në telefon me motrën bisedova

Nato do të sulmon asaj i tregova.

 


Mirpo motra ime kështu më u përgjegjë

kuku or vëlla çka paska me na gjetë,

unë u mundova motrës ti jap shpresë

ajo mirë e dinte çka kishin për rreth.

 


Në ora 19 e 45 NATO nisi e sulmoi

forcat serboqetnike shumë i egersoi,

mirpo ishte mbrëmje s"lëvizën nga vendi

e pritën mengjsin qëta shfryejnë mllefin.

 


Filluan akcionin popullin për ta sulmuar

kush mundi nga Suhareka atë ditë janë larguar,

forcat qetnike mirë kishin menduar

cilat shtëpia për ti kontrolluar.

 


Diku 200 metra nga stacioni i policisë

aty ishte shtëpia e Faik Berishës,

prej shtëpisë së Faikut e tjerave në atë rreth

ishte futur policia e i kishte bërë përshesh.

 


Nëpër ato shtëpi kishte njerzë tej mase

aty ishte Nexhati shoku im i klasës,

kishin mbet të ngujuar 52 Berish

parat ua morën zguxonin për t"lëviz.

 


Mëngjesi i 26 marsit të vitit 99

ishte ditë e kobshme për njerzit n"atë anë,

policët vazhdonin rrugës së Reshtanit

duke i vrarë të gjithë që ishin aty pari.

 


Mëshkujt i nxirrnin jasht dhe i pushkatonin

gra, fëmijë dhe pleq së bashku i tubonin,

të gjithë të tubuar i futën në restoran

i sulmuan me bomba dhe flakën ua dhanë.

 


U zhduken n"atë masaker familje të tëra

në mesin e tyre mbijetuan tri veta,

gruaja e Sedatit shpëtoi me gjith djal

grauja e Nexhatit e vetmja e gjallë.

 


Asaj iu vra burri edhe katër (4) fëmijë

aty ishte prezent duke i parë me sy,

këtë krim të pa parë e bëri shkau gjelati

në mesin e të vrarëve ishte edhe Nexhati.

 


Vetëm atë ditë u vranë mbi 100 vetë

shkau mundohej që krimin ta fshehë,

disa prej kufomave i dërgoi në Sërbi

mendonte katili që kush mos ta dijë.

 


Këto që janë të shkruara janë të vërteta

vetëm ne komunën e Suharekës janë vrarë afër 700 veta,

mundohët UNMIKU që t"na bëjë magji

t"i pajtoj shqipëtarët shpejt me ata shki.

 


Por për këtë gjë është herët të mendojnë

se ende presim kufomat t"na i dërgojnë,

këtë krim e ndihmuan dhe serbët lokal

amanet të gjithëve besë mos t"ju nxaë.


 


U K Ë   B Y T Y Ç I T


Në fashtin Semetisht të komunës së Therandës

u lind Ukë Bytyçi heroi i Kosovës,

atë djal të mirë që e fali zoti

luftoi për atëdhe se ndali as topi.

 


I angazhuar në plitikë dhe duke luftuar

nga qetnikët serbë ai kurrë nuk u frikësua,

ishte deputet i kuvendit të Kosovës

nuk iu tremb syri gjithmonë krah Rugovës.

 


Gjithmonë në LDK-ë nuk iu tremb as syri

për punët që i bënte e burgosi shka katili,

u liru nga burgu në LDK-ë prap shkoi

për ideal dhe atëdhe ai gjothmonë punoi.

 


Erdhi viti 1998 në Kosovë lufta filloi

i mori armët në dorë në UÇK-ë shkoi,

ishte komandant edhe trim mbi trima

nëpër shumë akcione i shpejt si vetima.

 


I shpëtoi luftës u gëzua që erdh liria

e hoqi uniformën shkoi prap te LDK-ja,

në vitin 2000 zgjedhjet kur u bënë

për kryetar komune votën atij ia dhanë.

 


E udhëhoqi komunën dy vite të plota

në vitin 2002 prap iu besue vota,

më 27 tetor populli shumë u gëzua

së bashku me Ukën dolën për t" festuar.

 


Të gjithë të gëzuar mbërriten në Leshan

aty për një qast kolona u ndal,

kishin dalë do burra e kishin ndalur kolonën

për fitorën e tij e shprehën revoltën.

 


Uka zbret nga makina dhe shkon te turma

don të mirrej vesh ai me ata burra,

mirpo ata burra hiq pa u hamend

shtijnë me revole dhe e vrasin n"vend.

 


Së bashku me Ukën iu vranë edhe dy shokë

Bajrami dhe Bftiu të fshatit Nishor,

të gjithë të pikëlluar u kthyen në shtëpi

kishte lind dyshimi, a është kjo liri?

 


Të vritët ai trim sikur ishte Uka

i harruam krimet që i bëri lufta,

O vllëzër shqipëtarë kqyrni, mblidhni mendë

krimi në Kosovë kurrë mos të ketë vend !

 


Mos shiqoni grupe mos shiqoni parti

të gjithë jemi shqipëtarë e nuk jemi shkij,

T"ua zgjatim dorën e t"ua urojmë fitorën

të gjithë të bashkuar ta ndërtojmë Kosovën.


 


VALUTAT  KOSOVARE


Ishte dinari i Jugosllavisë

na erdhi DM-a e Gjermanisë,

edhe DM-a na doli nga dora

na erdhi euro nga Europa.

 


Kosova jonë tani shtet i ri

a do ta ketë valutën e tij,

jo se dyshojmë a do të ketë valutë

vetëm dëshirojmë në Eurpoë m"u futë.

 


Valuta është simbol i shtetësisë

a do të jetë Dardani i Dardanisë,

por si do qoftë një valutë po

më e mira është ajo që pupulli e do.


 


LIDHJA E PRIZRENIT


Vilajetet shqipëtare kishin biseduar

s"durohët robëria duhët pë t"u bashkuar,

këtë punë të madhe e mori Abdyli në dorë

për bashkim kombëtar caktoi muajin qershor.

 


Vendi i bashkimit u zgjodh Prizreni

bartës në këtë projekt ishte edhe Ymeri,

po në qershorin e vitit 1878

u bashkuan shqipëtarët të lidhur besa besë.

 


Kuvendi i Prizrenit zgjoi ndjenjat kombëtare

nuk durojmë coptimin e tokave shqipëtare,

Forcat otomane lidhja i egërsoi

u zhvilluan shumë luftëra atë e shpartalloi.

 


Turqit e tërbuar s"na lanë për t"u bashkuar

n"përkrahje të Europës ne na kanë coptuar,

Pas 34 vite të lidhjës së Prizrenit

u shpall pavarësia në një pjesë të atdheut.

 


Pesë pjesët e kombit mbetën prap të ndara

nën sllav dhe nën grek me krime të pa para,

edhe pas këtyre ngjarjeve mbetëm të coptuar

mbi 12 decenje ende të robëruar.

 


Plotë121 vite,vite të mundimit

për të pestën pjesë të atij bashkimi,

shqipëtarët e Kosovës gjithmonë në stuhi

kërkojnë qershor tjetër për t"hyrë n"histori.

 


Erdhi 12 qershori i vitit 1999

u çlirua Kosova tani përgjithëmonë,

dy pjesët e kombit tani të çliruara

katër pjesët e tjera ende të robëruara.

 


Edhe sa decenje

duhët për të kaluar,

në pritje të qershorit tjetër

kombi për t"u bashkuar.


 


DIASPORA SHQIPËTARE


Erdhën ditë të vështira

të vitëve 90- ta

u larguan shqipëtarët

nga trojet e veta.

 


Shumë e shumë shqipëtarë

nga Kosova janë lraguar,

jo vetëm nga frika

por për t"egzistuar.

 


Ia mësyenë perëndimit

shumë shteteve të botës,

punuan sa mundën

t"i ndihmojnë Kosovës.

 


E ndihmuan Kosovën

t"mos e kapë varfëria,

sepse të okpuar

ishim nga Sërbia.

 


Dërguan shumë para

e ndihmuan shtetin,

dhe i thanë Serbisë

këtu nuk e ke vendin.

 


Shpesh të organizuar

n"shumë shtete të botës,

sensibilizuan opinionin

në qendrat e vëndosjës.

 


Duke protestuar

Bon,Hagë e London,

Pariz,Osllo,Gjenevë

e deri në Vashington.

 


Ndjenjat perëndimore

nisën të ndryshojnë,

vauajtjet e shqipëtarëve

filluan t"i kuptojnë.

 


U kuptuan vuajtjet

u kuptua tmerri,

qofshin të pavdekshëm

Klintoni dhe Bleri.

 


Këta dy burrshtetas

kurrë s"kem për t"i harruar,

sepse nga Sërbia

ne na kanë çliruar.


 


KATRAHURAT SHQIPËTARE


Kaluan, kaluan po si shqipëtarët kaluan

nëpër shumë vuajtje e krime dhe shumë u përsekutaun

i vrisnin,fëmijët në djepa i therrnin dhe kurrë s'u ndaluan

shkatrruan familje të tëra nga 700 fshatra shqipëtare i përzuanë.

Të gjitha këto krime u munduan por kurrë nuk i harruan

historinë e krimeve ndaj shqipëtarëve gjithnjë e vazhduan

kaloi lufta e parë dhe e dytë ballkanike menduan që shpëtuan,

erdhi lufta e parë dhe e dytë botërore prap u sulmuan

kaluan edhe këto luftra identitetin shqipëtar e ruan

gjetë gjithë kohës së paqës përsëri i viktimizuan

në vitin 98-99 të njejtën histori barbarët sërb e vazhduan

vranë djemë,gra,burra,pleqë,fëmijë dhe femrat i përdhunuan

dogjën qytete dhe fshatra të tëra çdo gjë e shkrumuan

në vitin 1999 bota për herë të parë shqipëtarët i kuptuan

u vunë në anën e UÇK-së e të popullit dhe i ndihmuan

pas gjitha këtyre katrahurave edhe ata sot u çliruam

shqipëtarët si dukët gjitha këto shpejt i harruan

dashurinë në mes njëri tjetrit ende nuk e kultivuan

hasmërinë mes vedi ende nuk e menjanuan

edhe pas çlirimit shumë patriot u likuiduan

STOP me krime vëllavrasëse se armiqët kështu e duan

Zoti është i madh dhe të gjitha këto a do t"na i paguan.

 


M Ë S U E S I


Mësuesi është një ëngjull

e do perëndia

sepse ai tërë ditën

e kalon të fëmija.

 


Si ta merrë ditarin

dhe të futët n"klasë,

gjithnjë i vetëdishëm

kë po e lë pasë.

 


Jemi dëshmitarë

pas vitëve t"90-ta,

në Kosovën tonë

si është zhvillua jeta.

 


Ai punoi ca vite

në mënyrë humane,

shumë pak populli

për të pati gajle.

 


I vetmi institucion

që u ngrit në këmbë,

duke i thënë Serbisë

e kemi shtetin tonë.

 


S"ja pranuan programin

i larguan prej shkolle,

shtëpitë private

i bënë msonjëtore.

 


E kryen misionin

mbetën patriot,

të vetmit në atë kohë

atëdheut i dolën zot.

 


Mësuesi është mësues

emër tjetër s"ka,

ne sikur shoqëri

çka bëmë për ta?

 


Nuk iu shpërblye nderi

nuk iu shpërblye puna,

as pas katër viteve

që përfundoi lufta.

 


Ishin të uritur

të uritur janë,

zoti i bekoftë

punën që po e bëjnë !


 


I N T E R N E T I


Ne, sa u çliruam

nga lufta e kiameti,

përnjëherë n"Kosovë

hyri interneti.

 


Shtetët në zhvillim

këtë mjet moti e kishin,

e ne në Kosovë

për të fare s"dinim.

 


Ishim shumë të varfër

ne nga informimi,

sepse këtë mjat

s"na lejoi katili.

 


Tani në Kosovë

na erdhi liria,

gadi çdo familje

ka internet n"shtëpia.

 


Sot me internet

i u afruam kohës,

komunikojmë me te

n"katër anët e botës.


 


V A R F Ë R I A


Në mileniumin e ri

po ndodhin befasira,

populli në Kosovë

po vuan nga uria.

 


Ka shumë njerëz të varfër

që vuajnë nga s"kamëria,

jetojnë nëpër tenda

ende pa shtëpia.

 


A ka gjë më vështirë

të shihësh fëmijë rrugës,

duke u përpjekur

për kafshatë të bukës.

 


Duke shitë cigare

duke bërë punë të rënd,

nëpër tregje tona

kudo i takojmë.

 


A ka gjë më tmerr

për jetën e tij,

n"vend që t"jetë në shkollë

e të merr dituri.

 


Mirpo varfëria

këto punë i bënë,

duhët lënë të gjitha

rininë se shijon.

 


Ai mbetët pa shkollë

dhe pa edukatë,

tërë jetën e tij

të punoj argat.


 


KALAVESHI I RRUSHIT


kalaveshi i rrushit

me shumë kokërra t"mira,

të bukura e të hijshme

i krijoi natyra.

 


Kalaveshin e rrushit

duhët shiquar shpesh,

nëse ndonjë kokërr

mos është prishur n"mes.

 


Kokërrat e prishura

të hiqën sa ma parë,

mos t"i lë të tjerat

me vete ti marrë.

 


Duke i ndejtur gadi

i ruhët struktura,

atë grumbull të mirë

mos ta ndajë fortuna.


 


T R A D I T A


A ka gjë më mirë

se të jeshë shqipëtar,

duke i parë të tjerët

ne jemi të parë.


Ne jemi të parë

jo me zhvillim,

por me tradita

dhe me rrespektim.


E rrespektojmë prindin

ashtu edhe mikun,

e rrespektojmë vëllaun

ashtu edhe fqiun.


Shtetët në zhvillim

këtë nuk e kanë,

quditëm prej tyre

fare si mundon.


Të kesh para

mos ta duash askënd,

për hesapin tim

kjo aspak s"ja vlenë.


 


P J E S A  E  D Y T Ë

P O E Z I

me tema të larmishme


U S A 11 SHTATORI 2001


Më 11 shtator të vitit 2001

në SHBA ndodhi një tragjedi,

këso tragjedie nuk njef historia

që ndodhi atë ditë ke njerëzia.


Kindapuan terroristët disa aeroplan

ishin të mbushur përplot me udhëtarë,

ishte koha rreth orës nëntë

dy aeroplanë mbi dy kullat ranë.


Në Njujork u rrëzuan dy kullat binjake

ishin të larta mbi njëqind kate,

kullat ishin të tregëtisë botërore

të dyat u shembën u rrafshuan për toke.


Aty u mbytën mbi tremijë vetë

terroristët kindapuan aeroplanin e tretë,

nuk kaloi gjatë rreth orës dhjetë

mbi Pentagon ra edhe ai vetë.


Aty u mbytën një numër i madh

si dhe udhëtarët që ishin në aeroplan,

terroristët tjerë hiq pa u frikësu

në aeroplanin a katërt mbrenda ishin strehu.


E kindapuan atë në një lartësi

cakun e përplasjës askush nuk e di,

ekuipazhi i aeroplanit shumë vigjilent

me terroristët nisën pët t"u përleshë.


Mbeti aeroplani një qast pa u drejtua

afër një pyelli edhe ai u rrëzua,

ky aeroplan ishte përplotë udhëtarë

të gjithë u mbytën dhe asnjë i gjallë.


11 shtatorin s"mundemi për ta harruar

me Amerikanët jemi solidarizuar,

zoti e bekoftë popullin Amerikan

që terrorizmit vend s"do për ti lënë.


Këtë duhët ta bëjnë edhe shtetet tjera

kurrë terrorizmit mos ti vie era.


 


INDUSTRIA KOSOVARE


N"Kosovë para lufte

u ngritën shumë pompa,

aq ishin të shpeshta

gadi në çdo skuta.


Tani pra pas lufte

nuk ndejtëm pasiva,

nëpër çdo shtëpi

lulzoi industria.


Kësi lloj industrie

çdo kush n"ara e bashtina,

i qelën do gropa

i bërën pishina.


S"pari i nxunë arat

me pompa benzine,

tani me pishina

s"ke ku del per tyre.


Është një industri

që jep shumë prodhim,

për shtetin e Kosovës

pa snjë fitim.


Jeta e qytetarit

tani është lehtësuar,

shpenzimet e tyre

shumë u janë zvogluar.


Të gjitha i kanë afër

s"ken pse të ladrojnë,

me këtë i tregojnë botës

oh sa mirë jetojnë.

 


VESHJET E PAZAKONTA


Femrat në këtë botë

aq shumë kanë ndryshuar,

me veshje të pa zakonta

gadi janë tranuar.


Si të nxehët koha

ngjyra s"ka më hiq,

krejt me uniforma

gjysmë lakuriq.


Barkun e shpalosur

fustanin miniq,

spër veq një harrën

flokët si iriq.


Ashtu ecin rrugës

mëshkujt i shiqonin,

i ngacmonin të tjerët

dhe shpesh i ndalonin.


Fare nuk turprohen

por me krenari,

kokën ngritur lartë

cigare duke pirë.


S"isha shumë e bukur

me veshje normale,

ecja mes njerëzve

askush nuk më ndalte.


U këtheva në shtëpi

nga askush s"u ndalova,

shkova unë të shoqja

të gjitha ia tregova.


I tregova shoqës

askush s"më shiqoi,

do veshi uniformën

dhe dua ta provoj.


Si dola në rrugë

të gjithë duke m"shiquar,

më dilnin para mbrapa

edhe duke m"gacmuar.


Disa më ndalonin

disa më shikonin,

në çdo kënd të rrugës

të mjerët m"fishkëllonin.


Disa më bëjnë termine

kur për t"u takuar,

të nesërmen në këtë vend

të gjithëve u kam treguar.


Unë ditën e nesërme

dola prap në rrugë,

me veshje normale

në atë turmë jam futë.


Mbërrita unë të vendi

qunat i shiqoj,

kalova pranë tyre

askush s"më shikoi.


Çuditëm me vehtën

si kjo mund të ndodhë,

gjysëm lakuriqe

mëshkujt shumë të dojnë.


Kështu të dalësh në rrugë

gjysëm lakuriq,

turp të deklarohësh

se mëshkujt janë flliqë.


Nuk janë prishur mëshkujt

por ne po i ngacmojmë,

uniformat tona

përkosisht i dojnë.


 


PUSHIMI I MËRGIMTARIT


Njerëzit në mërgim

i ka kapluar gëzimi,

tani vjen korriku

u afrua pushimi.


Njëmbdhjetë muaj në pritje

duke biseduar,

ani në pushim

ku don për të shkuar ?


Mirpo mërgimtari

shumë lehtë e cakton,

s"do shkoj askund tjetër

përpos në Kosovë.


Të shkoj në vende tjera

për mue s"ka lezet,

mallin për Kosovën

askush nuk ma hiek.


Dua t"shkoj n"Kosovë

në vendlindjën time,

për t"i parë të afërmit

oh sa përmallime.


Rri një muaj n"Kosovë

dhe kthehëm përseri,

njëmbdhjetë muajt e ardhshëm

i kaloj disi.


 


H O L A N D Ë S


Me tokë është e vogël

por me popull shumë,

në truallin e saj

jetojnë 16 milion.


Ky shtet i vogël

në veri të Europës,

për demokraci

ia kalon tërë botës.


Nuk i urrejnë njerëzit

qoftë çfardo kombi,

nuk i urrejnë fetë

të asnjë religjioni.


Të gjithë të barabartë

në punë dhe në shkollë,

me raca të ndryshme

askend s"e pengojnë.


Për ta njeriu është njeri

nga do që ke ardhë,

t"i jep të gjitha të drejtat

ec e mos u ndal.


Është një shtet i pasur

me bujqësi e blegtori,

me lulët e saja

të gjithë ia kanë lakmi.


 


FËMIJËT E MËRGIMTARËVE


Babën edhe nënën

i kam nga Kosova,

më lindën në Holandë

gjatë atje nuk shkova.


Sa isha i vogël

ende pa hy në shkollë,

babai dhe nëna

vetëm shqip m"kanë folë.


Hyra n"klasë të parë

nuk dija Holandisht,

unë me mësuesin tim

u merrsha vesh me gisht.


Në shkollë Holandisht

me shokë dhë fëmijë,

n"shtëpi vetëm shqip

me prindërit e mi.


Ishin pak të vështira

disa ditë në shkollë,

nga pak holandisht

fillova për të folë.


Nuk shkoi as një vit

unë eca përpara,

e mësova holandishtën

aspak s"mbeta prapa.


Kjo ishte meritë

e prindërve te mi,

krahas, të dy gjuhët

unë sot i di.


I morën prindërit letrat

së pari shkova n"Kosovë,

janë habitur të gjithë

shqip sa mirë po fol


Çuditëm me disa

janë t"lindur n"Kosovë,

tani janë n"Holandë

shqip nuk dijnë për të folë.


Kur u vjen pushimi

ata shkojnë n"atëdhe,

me askend një fjalë

s"mundën për t"u shpreh.


E kanë harruar shqipën

vetëm holandisht,

gjithnjë afër prindërve

s"mundën pa përkthyes.


Ky është një gabim

i prindërve të vet,

që fëmiu i tyre

shqipën nuk e flet.


Prindërit do të pendohën

mirpo do t"jet vonë,

shqipën nuk e dijnë

kurrë s"ju vijnë n"Kosovë.


Keni kujdes motra

edhe ju vllazëri,

mësonja fëmijve shqipën

se nuk është ligshti !


Ai që e flet

edhe gjuhën e vet,

malli për atdhe

gjithmonë e tërhjek.


 


DROGA NË KOSOVË


Më herët n"Kosovë

shumë pak kem dëgjuar,

vetëm nëpër lajme

kur na kanë treguar.


U kap një person

me drogë në dorë,

vendi i destinacionit

ishte në Europë.


Kosova shfrytzohej

si një vend tranzit,

droga prej turqie

të shkoi n"Europë më frik.


Rruga e destinimit

tani është shkurtuar,

numëri i përdoruesve

në Kosovë është shtuar.


Formonim urrejtje

për shtetët në zhvillim,

e përdorin drogën

si duhan kur pinë.


Deri para vitit 90

në Kosovën tonë,

droga te shqipëtarët

shumë pak është përdorë.


Okupimi sërb

që ishte n"Kosovë,

përdorimin e drogës

na e futi në sprovë.


Rinia shqipëtare

n"atë kohë ish mashtruar,

gjënë më të dëmshme

filloi pë ta konsumuar.


T"i ngitësh dy gishta

atëherë për demokraci,

policia sërbe

menjëherë n"burg t"ka shti.


Përdoruesit e drogës

fort s"i ka penguar,

rininë shqipëtare

vetëm për ta shkatrruar.


Tani pas luftës

së vitit 1999,

struktura e popullsisë

ndryshoi n"katër anë.


U vërsul tërë bota

neve për t"na ndihmuar,

përdorimin i drogës

vetëm sa është shtuar.


Droga është e dëmshme

ta shkatrron shëndetin,

është ajo e vetmja

që ta lenë bosh gjepin.


Pa marrë parasysh

si futët n"Kosovë,

e këshilloj rininë

kurrë mos ta prdorë.


Pse ta shkatrrosh jetën

me parat e tua?

të futët në gjak

për t"mos u shërua.


Ka gjëra më të mira

ku vehtën e gjeni.

n"shkollë ose në punë

më t"lumtur do të jeni.

 

R A K I A

Është një lëng i pa shishëm

kur e provon së pari,

është shumë i mundimshëm

të djegë n"fyt si zjarri.


Për çdo ditë ngapak

raki duke pirë,

të futët në gjak

dhe s"të bën mirë.


Duke shtuar dozën

mendja fluturon,

i hargjon tërë parat

fare si heton.


S"dirigjon më koka

por vetëm rakia,

flet veq fjalë të kota

s"di kë ke të shtëpia.


Me parat tua

vehtën e dëmton,

krejt i ke hargjuar

familjën e shkatrron.


A ka gjë më vështirë

së të sundoj rakia,

t"mos dij çka është mirë

t"largohët shoqëria.


Mbetësh i vetmuar

familja s"të do,

gjitha i ke shkatrruar

askush s"të rrespekton.


Tërhiquni nga rakia

deri sa s"është vonë,

kthehuni nga familja

jeta n"të lulëzon.

 

TOKA- DIELLI- HËNA

Toka është e rrumbullakët

sillët rreth boshtit të vetë,

dukët se edhe dielli

ai është duke ecë.


Dielli ngroh aq fortë

dhe qendron në vend,

duke u sjellur toka

ai zhdukët dhe del.


Kurë të lind dielli

i jep gjallëri tokës,

kur të përendon

i jep dritë hënës.


Hëna nuk ndriqon

por e merr nga dielli,

kur të bëhët terr

ndriqon si kandili.


Këto janë tri planete

që i formoi natyra,

shkenca që i zbuloi

quhët astronomia.


Ka planete tjera

që s"po i përmendi,

këto i shofim me sy

dhe në njërën shkelim.


Me sy shifët Dielli

ashtu edhe Hëna,

e treta është Toka

që ne e quajm bota.

 

B I L B I L I

Bora e parë

kish filluar për të ra,

e pashë një bilbil

rrinte duke qarë.


Pse po qan

o bilbil i shkretë,

se ka rënë borë

pa ushqim kam mbetë.


Kur të vjen pranvera

ti del në sheti,

dhe nëpr livadhe

gjen ushqim përsëri.


Bilbili i shkretë

tërë dimrin me shpresë,

kur erdhi pranvera

filloi për të qeshë.


Ai doli bga tenda

dhe shkoi në lendinë,

ushqimin e ëndërruar

donte ta përbinë.


Mirpo pa pritmas

edhe në pa besi,

një skyfter nga qielli

i ra përmbi.


E kapi me këthetra

dhe e mori pas,

Bilbili i shkretë

filloi të bërtas.


O more skyfter, bërtiti

ti ku po më qonë ?

a e di se nën tendë

disa zogj i kam.


Mirpo ai katili

se muar parasysh,

e mbyti të shkretin

sikur mos të ish.


Mbetën zogjët jetima

vetë ata pa prind,

nën mëshirën e zotit

për ta kush s"po ninë.

 

P A R A J A

Paraja është një gjë

që e do gjithkush,

nëse e ke në dorë

duhët shumë ta ruash.


Për ta fituar paranë

shkon një kohë e gjatë,

por për ta hargjuar

mjafton një sahat.


Paraja e fituar

me punë dhe me djersë,

edhe n"qoftë e vogël

shumë më shumë ka vlerë.


Për ta fituar paranë

ka disa mënyra,

nga puna dhe djersa

ajo është më e mira.

 

D A LL E N D Y SH J A

Erdhi vjeshta u ftohë moti

Dallendyshja u kujtua,

e mërzitur për Kosovën

në këtë t"ftohtë s"mundëm për t"rrnuar.


E muar rrugën e shtegëtimit

mijra kilometra duke kaluar,

për ti gjetë vendët e nxehta

atje jetën për t"vazhduar.


Por sa mbërriti në atë vend

Dallendyshja shumë u gëzua,

për një herë ndërtoi folenë

qeli zogjët për t"u shtuar.


Ata zogjë po sa u rritën

dhe filluan për t"fluturuar,

u prish koha u ftohë moti

fatin e nënës duhet vazhduar.

 

S T I N Ë T

Stinët e vitit

në Kosovën tonë,

njëra prej tjetrës

normalisht dallojnë.


Dihët pranvera

me lule manushaqe,

dihët edhe vera

me grunaja dhe bashqe.


Dihët kur ësht vjeshta

gjethët kur të bijnë,

dihët edhe dimri

kur e zbardh qatinë.


Mirpo në Holandë

e njejta gjë nuk ndodh,

se njëra prej tjetrës

shumë pak dallojnë.


N"Kosovë ka përpjetza

ashtu edhe tatpjeta,

jo si në Holandë

krejt e rrafshët si petulla.


Atje është Kosova

atje është dhe mali,

nuk jemi të qetë

sa fortë na merr malli.

 

P R A N V E R A

Pranvera e bukur

që na erdh n"Kosovë,

nga stina e dimrit

ajo shumë ndryshon.


Shkuan ditët me borë

edhe shumë të ftohta,

filloi të nxehët koha

lirshëm dalim për jashta.


Prej petkut të bardhë

filloi të del gjelbërimi,

lulët e qershisë

ishin kthyer nga dielli.


Kodrat dhe lendinat

të mbushura me barë,

kudo shifën bujqit

duke punuar në arë.


Bariu lshon delët

t"kullosin n"lendina,

dëgjohën zëra qengjash

duke lshuar blegërima.


Nëpër degë të pemëve

dëgjohën cicirima,

ja dhe nga shtegtimi

u këthye Dallendyshja.


Këtë natyrë të bukur

e solli pranvera,

e harruam dimrin

tani na vjen vera.

 

V E R A

Vera në Kosovë

është një stinë nxehtë,

kudo nëpër ara

gruri veq është pjekë.


Janë ditët e nxehta

gadi të përvlojnë,

tyfa tufa delët

nën hije mrizojnë.


Njerzit e molisur

nën hije po rrijnë,

zhurmat e Xhinkallave

ua prishin qetësinë.


Disa rrijnë nën hije

disa shkojnë te lumi,

foshnjët nëpër djepa

më lehtë i merr gjumi.


Gratë qesin flija

burrat bisedojnë,

fëmijët futën në ujë

trupin e freskojnë.


Mirpo kjo nxehtësi

bujkun se pengon,

nuk ka kohë të rrijë

ai duhët punon.


Vetëm kur është nxehtë

ai duhët t"jetë n"arë,

duhët korrur grurin

për ta futë n"hambar.


Duhët kosit barin

edhe duhët terë,

pastaj mbaron stogun

ushqim për kopenë.

 

V J E SH T A

Vjeshta është një stinë

që ndryshon nga vera,

fillojnë t"zverdhën gjethët

sikur herave tjera.


Koha nis t"freskohët

nuk është aq shumë nxehtë,

kudo nëpër ara

misri veq është pjekë.


Në vjeshtë vilën pemët

edhe prehët misri,

në vreshta piqët rrushi

shpezët po lëvizin.


Ato shpezë shtegtare

që erdhën n"pranverë,

lanë folet e tyre

ku zogjët i kishin qelë.


Në ara ku ish misri

bujku nis lavronë,

në tokë e futë grurin

dhe e kultivon.


Kudo nër male

njerëzit duke pre dru,

po afrohët dimri

dojnë për ti rezervu.


Kur të vje dimri

veq duhët pushuar,

sepse gjitha gjërat

i kemi rezervuar.

 

D I M R I

Dimri në Kosovë

ka aq shumë hijëshi,

bora më të bardhë

mbulon çdo qati.


Mbulon çdo kopsht

mbulon çdo rrugë,

mbulon çdo kodër

e mbulon çdo fushë.


Kur dola për jashta

më kapi sevdaja,

duke i parë fëmijët

që rrëshqisnin me saja.


Disa tubojnë borën

marojnë Dordolec,

por në vend të hundës

ia vendosin një spec.


Disa më të vegjël

nisën të mërdhinjë,

ikin sa me vrap

dhe futën në kuzhinë.


Ngrohën ca minuta

prap dalin n"oborr,

me shokët e tyre

lojrat t"i vazhdojnë.

 

Q E R SH I A

Na erdhi pranvera

na solli hijëshitë,

të mbuluara me të bardha,

të parat jan qershitë.


Pema më e parë

lulët që i ka qelur,

është kjo qershia

n"kopsht që e kam mbjellur.


Kaluan ca ditë

një erë ia lshoi,

i ranë lulët në tokë

pamjën ia ndryshoi.


Duke u nxehë koha

duke iu rritur gjethi,

mu në zemër të lulës

filloi t"i dalë fryti.


Kaluan do javë

shumë iu ndryshue forma,

në maje të sajë

i pashë disa sorra.


Iu afroav qershisë

fillova t"i tremb,

i pashë desa kokërra

ishin skuqur në gjemb.


Hypa në qershi

mu në maje t"sajë,

i mora dy kokërra

fillova t"i hajë.


I ngrëna ato kokërra

dhe u binda n"vend,

kjo qenka qershia

më e para pemë.

 

G R U R I

Gruri është një bimë

që mbillët në tokë,

është aq shumë i vlefshëm

sa s"ka jetë kjo botë.


Ai mbillët në vjeshtë

në tokën që lavron,

acarit të dimrit

shumë i përballon.


Kur të nxehët koha

shumë gjethin e degzon,

dhe në muajin qershor

ai frytin e formon.


Fryti i grurit

ai quët kallinj,

i ka formue kokërrat

t"bukura si florinj.


Ka fundi qershorit

ai fillon te zverdhët,

e ka ndrushuar qehrën

dhe tani ai piqët.


Në fillim t"korrikut

është edhe më ngrohtë,

i fusim kombanjat

fillojm për ta korrë.


Ato pak kokërra

n"dhe që i kemi shti,

na u bënë të tjerat

me qindra mijë.


I morëm ato kokërra

dhe i quam n"mulli,

e siguruam bukën

oh, sa mrekulli.


Ta përmendësh grurin

duhët t"ngritësh n"këmbë,

nuk ka industri

atë që e prodhon.


Ate e prodhojmë

veq në tokë dhe në arë,

e falenderojmë Zotin

na e solli këtë farë.


Kush nuk e punon

pra arën e vetë,

ai për bukë goje

gjithmonë ka për t"hjekë.

 

BUJKU DHE QYTETARI

Bujku i fshatit

është punëtor si bleta,

tërë ditën e lume

punon n"ara të veta.


E kultivon grurin

e kultivon misrin,

i kultivon perimet

ashtu edhe mishin.


Dikush në qytet

thot unë jam zotri,

për bujkun në ara

hiq s"është duke ma ndi.


Të gjithë ata njerëz

n"qytet që jetonë,

pa prodhime t"bujkut

nuk mund t"ekzistojnë.


Mirpo ai i cili

bujkun se nderon,

ta vënë gishtin n"kokë

dhe mirë të mendon.


Mos ta fyejmë të gjorin

por ta rrespektojmë,

se nga djersa e tij

ne të gjithë jetojmë.

 

B L E T A

Ishte ditë vere

dola në livadh,

aty pashë do lule

u krusa një ta marrë.


E këputa një lule

e mora në dorë,

në mesin e lulës

e pashë një punëtor.


Ai s"ishte njeri

por ishte një bletë,

e merrte nektarin

me këmbën e vetë.


Unë e shiqoja,

ajo e kryente punën

i zverdhi këmbët e saja

dhe e vazhdoi rrugën.


Me këtë lloj ushqimi

mjaltin e formon,

e fut nëpër hoje

dhe e rezervon.


Kur të vje dimri

nuk del as te dera,

sepse nëpër hoje

ka mjaft rezerva.


Kësaj blete punëtore

gjithë ia kanë lakmi,

insekt shumë i vogël

por me aq mjeshtri.

 

D A SH U R I A

Njeriu është më i miri

ai që dashuron,

iu vërbofshin sytë

ai që tradhëton.


Kënaqësi është ta dinë

çka është dashuria,

t"i duash njerëzit

që i ke të shtëpia.


Burri ta don gruan

gruaja ta don burrin,

dhe me dashuri

do ta ndërtojnë murin.


E ndërtojnë murin

dhe e bëjnë kala,

për fëmijët që i lindin

gëzim ma të madhë nuk ka.


Fëmijët që rritën

po në atë ahtëpi,

do dijnë të dashurojnë

dhe jo kurrë tradhëti.

 

DJEMËT TRADHËTOJNË

Lumi ai i lumi

nderin që e ka,

shkon ku të shkon

s"mundët kush me sha.


Njeriu me moral

edhe me etikë,

çdo punë që e bënë

do ta bëjë pa frikë.


Do ta merrë atë

të cilën e don,

do ta ruaj nderin

dhe kurrë se tradhëton.


Ja si po ndodh

me rininë tonë,

edhe pse tradhëtojnë

fare nuk mendojnë.


Jam në perëndim

edhe jam me letra,

shkova në Kosovë

një vajzë e gjeta.


E mashtron të gjorën

edhe e fejonë,

nuk kalon shumë kohë

ate e marton.


Ia rregullon vizën

e sjell n"perendim,

duke mos e ditur

se është veq mashtrim.


Kaluan ca ditë

kaluan ca javë,

iu drejtua të gjorës

shko ti ka ke ardhë.


Vajzat e tradhëtuara

turp të kthehën n"Kosovë,

mbesin ato te gjorat

rrugëve në Europë.


Keni kujdes vajza

o, vajza shqipëtare,

mos bini viktima

të këtyre tradhëtarëve.

 

P L E Q Ë R I A

U linda u rrita

dhe u bëra burrë,

gjithnjë duke thënë

se s"do plakëm kurrë.


Kjo është gjë e mirë

ashtu duhët mendosh,

i jep vehtës kurajo

më shumë të punosh.


Mirpo dal nga dal

më kaloi rinia,

mu afruan ditët

dhe më erdh pleqëria.


S"mundëm më t"punoj

se nuk kam fuqi,

më ka lshuar takati

vetëm n"shtëpi rri.


Unë me të rinjët

pak sa jam hidhërue,

më dukët shumë pak

janë duke m"rrespektue.


Dola pak në oborr

nisa për t"menduar,

kur kam qenë i ri

a mos kam gabuar.


M"u kujtue rinia

vetëm ecja përpara,

për njerëzit e moshuar

nuk më hante palla.


Duke i menduar këto fjalë

duke i analizuar,

e kuptova mirë

kështu e kam merituar.


U bëjë apel të rinjëve

këtë gjë ta mendojnë,

t"jen gjithnjë pran pleqëve

dhe ti rrespektojnë.


Nëse rrespektoni

ju ate e gjeni,

kur ju do të plakëni

vetë ju kurrë s"do t"jeni.

 

SH I U

Ishte ditë e nxehtë

me temperaturë të lartë,

ishin vyshkur lulët

dukëshin se po qajnë.


Ishte qarë toka

nga t"nxehtit dhe thatësira,

bari ishte tharë

s"kishte për të ngrënë bagëtia.


Mirpo pas një qasti

kishte dalë një re,

pas pak u zhduk dielli

ishte futur në të.


Por në atë moment

mu duk u bë natë,

pas disa minutash

disa pika ranë.


Filloi të bjerë shi

na u freskue toka,

u mbushën me ujë

të gjitha ato gropa.


Të qarat u bashkuan

lulët i qelën sytë,

bari u gjelbërua

më nuk kemi frikë.


Këtë mrekulli

e solli natyra,

e lëshoi shiun

i gëzoi shumë fytyra.


Bujku u gëzua

shkoi n"arën e tij,

duke i parë perimet

tha kish rënë flori.


Kishte rënë flori

kishte rënë dukat,

përtriu shumë jetëra

tani rrijm rehat.

 

L E J L E K U

Lejleku është një shpend

me këmbët e gjata,

filloi të nxehët koha

u këthye nge mërgata.


Me këmbët e gjata

kur binte n"livadh,

me flatra të hapura

sikur aeroplan.


Në Kosovën tonë

është një shpend i rrallë,

shumë u gëzuan fëmijët

ate kur e panë.


Ata erdhën pak

shiqonin përpjetë,

këqyrnin aty afër

mos ka ndonjë plep.


Mu në maj të plepit

e ndërtoi folenë,

pastaj bëri vezët

dhe e shtoi kopenë.


U shtuan gogja shumë

dhe shum shpejt u rritën,

filloi të ftohët moti

nga Kosova ikën.


Edhe pse shkuan

at vijnë përsëri,

në Kosovën tonë

pranvera kur të mbërri.


P J E S A  E  T R E T Ë

P O E Z I

nga jeta e autorit


VALËT E JETËS


Ishte njëzetetetë prilli

i vitit nëntëdhjet e tre,

plotë pas trembëdhjetë vite

një djal na ka le.


U gëzuam pa masë

filluam të fluturojmë,

më emrin Egzon

atë ta pagëzojmë.


Ne fortë u gëzuam

e pritëm pa masë,

mirpo pas një muaji

e quam në spital.


S"pari në Prishtinë

pastaj në Beograd,

na preferuan mjekët

që të dalim jasht.


Ishte dymbëdhjetë tatori

i vitit nëtëdhjet e tri,

ne e vazhduam rrugën

pë në Maqedoni.


Shkuam deri në Shkup

hypem në aeroplan,

vazhduam fluturimin

drejtë për Amsterdam.


Hyrëm në Holandë

hiq pa vështërsi,

na pritën Holandezët

si mikun në shtëpi.


Kaluan gjashtë muaj

gjendja iu vështërsua,

n"spital të Rotterdamit

na udhëzuan për ta qua.


Mbrenda katër viteve

shpesh u operue,

intelegjencën që kishte

s"mundi me ia shue.


Dinte aq shumë vjerrsha

sa s"mund ta marrësh me mendë

recitonte aq bukur

hiq pa u hamendë.


Ishte pesmbëdhjetë prilli

i vitit nëntëdhjet e shtatë,

Egzonin smundja

prap e ka kapë.


E quam në spital të Mastritit

ate për shërim,

por në ora trembëdhjetë e tridhjetë

ai shkoi në amshim.


E këthyem në Kosovë

n"vendlindjen e tij,

n"fashtin Sallagrazhdë

të pushoj shpirti i ri.


Shkoj si mos t ishte

dhe na la në vetmijë,

e falenderojmë Zotin

që patëm asi fëmijë.


Kaluan tri vite

ne ishim të vetmuar,

dhe në vitin dymijë

përsëri u gëzuam.


E kemi një vajzë

të bukur si ari,

e falenderojmë Zotin

ate që e fali.


Tani jeta e jonë

përsëri u përtëri,

dhe kshtu ishte

e vërteta histori. 


MALLI PËR ATDHE


Isha duke fjetur

në dhomën time,

aty pashë një andërr

më zgjoj përmallime.


Ishte këngë gjeli

që më zgjoj nga gjumi,

ndjenjat për Kosovën

n"atë vend mi lëkundi.


U ngrita nga shtrati

dola në dritare,

pashë që s"jam n"Kosovë

lotët më rrodhën në faqe.


Më nuk mun të flija

dola në balkon,

e poqa një kafe

pak të më qetson.


Kafën nuk e piva

më kaploj mërzia,

e mora një qantë n dorë

dola nga shtëpia.


U nisa për qytet

ëndërrën ta harroj,

sepse ishte ditë tregu

ndoshta dikë e takoj.


Kishte aq shumë njerëz

sikurse ditë tregi,

asnjë fjalë shqipe

nuk ma rroku veshi.


Dola pakë t"qetsohëm

por m"u shtue mërzia,

nuk njoha askend

u ktheva nga shtëpia.


U ktheva në shtëpi

gjithnjë në kujtim,

e vështirë qenka jeta

këtu në mërgim.


Vitët po kalojnë

jam ende këtu,

malli për atdhe

gjithnjë duke u shtu. 


SHATI IM


Unë jam nga fshati

i quajtur Sallagrazhdë,

tani më të rejën

ai thirrët Lumbardh.


Është një vend i bukur

në rrëzë të malit,

në mesin e tij

kalon lumi i fshatit.


Ky fshat i bukur

afër lugut të Thanës,

ia shton hijëshinë

komunës së Therandës.


Unë jam larg tij

tani në mërgim,

të bukurat e fshatit

i mbaj në kujtim.


 


ZOGU I AUTORIT


Ishte ditë pranvere

unë erdha nga puna,

hyra në oborr

dhe n"teracë u ula.


I shiqoja pemët

që kishin lulëzuar,

gruaja ma solli bukën

te sofra jam afruar.


Unë sa fillova

bukë për të ngrënë,

arriti një zog

dhe më ra pranë.


Zogu shiqonte rrotull

një kafshat e muar,

i zgjëroi flatrat

fluturoi mbi mur.


Këtë punë e bëri

disa herë me mall,

e hante kafshatën

dhe vinte vërdall.


Ai zog i bukur

deri sa u ngi,

nuk dinte për të folur

dhe m"shiqonte në sy.


Donte të më uroj

mirpo s"dinte t"flas,

bëri ciu-ciu-ciu

krahët duke i përplas.


Këtë çka ua thash

kjo nuk është mahi,

të nesërmen ai zog

erdhi përsëri.


Mirpo n"atë moment

sofra s"ish aty,

zogu rri pran meje

dhe m"shiqonte në sy.


E mora ca bukë

dhe në dorë e mbajta,

erdhi e mori zogu

fluturoi me flatura.


Qka ndodhi dy ditë

s"dodhi më aty,

se u prish koha

filloi të bjerë shi.


Unë për atë zog

nuk di ku ka shkuar,

ndoshta n"vende tjera

njerëzit për ti provuar.


 


N Ë N Ë S


Më linde më rrite

dhe më bëre burrë,

ti shkove në amshim

nuk të harroj kurrë.


Kur jam i merzitur

edhe me hidhërime,

përmendi emrin -Nënë

dhe më jep lehtësime.


Nuk ka fjalë më të ëmbël

emrin-Nënë kur e them,

kështu e ka mërgimi

n"varrimin tëndë s"kam qenë.


Nuk kalojnë as orët

nuk kalojnë as ditët,

nëpër kokën time

emri Nënë t"mos përseritët.


Edhe pse i rritur

prind u bëra vet,

mungesa e nënës

gjithmonë më ka mbetë.


 


K U J T I M I


Isha në Kosovë

dola në sheti,

vizitova fushat

kur isha i ri.


Nëpër ato fusha

shumë kohë kam kaluar,

së bashku me shoqëri

delët duke i lëshuar.


Tani unë kur dola

fushat t"i krkojë,

më kapi trishtimi

fillova të qajë.


Ishin mbushur me barë

gjithë ato kullota,

nuk pash asnjë dele

nëpër ato boka.


Të rinjët rrijnë rrugëve

tërë ditën lodrojnë,

atë knaqësi të hershme

s"dojnë ta kultivojnë.


Të rinjët ankohën

thonë nuk kemi punë,

i kanë lënë fshatrat

n"qytet janë vërsulë.


Ata deklarohën

n"qytet lehtë të jetojnë,

sepse mirë po dihët

s"do kush të punojë.


I fyejn pushtetarët

veq kërkojnë prej tij,

që t"ua sjellin EURON

t"gatshëm në tepsijë.



M Ë R G I M I


Send nuk paska më vështirë

se n"dhe të huaj të jetosh,

ta lëshë vendin ku ke lindë

e n"dhe t"huaj jetë t"krijosh.


Kushtët janë më të mira

për të ngrënë dhe për të pirë,

mallin për atëdhe ku u linda

askush nga mendja s"mund t"ma dlirë.


Rri tërë kohën me shoqëri

duke bërë llafe e biseduar,

si t"përmendet fjalë e parë

në Kosovë kur don për t"shkuar.


M"tërhjekë vendi edhe toka

ku rininë e kam kaluar,

s"ka ma të bukur se Kosova

në dhe timin për t"jetuar.


 


P J E S A  E  K A T Ë R T

vjerrsha për fëmijë


A B E T A R Ë S


Alfabeti i shqipës

i ka 36 shkronja,

aq s"i ka askush

oh, sa shumë i dona.


Ky është një libër

me shkronja të arta,

ate e pagëzuan

me emrin ABETARJA.


Abetare, Abetare

të shfetova faqe për faqe,

së pari A-në e takova

dhe në ZH e përfundova.


Unë këto shkronja

kur i mësova,

e mora lapsin

nisa e shkrova.


 
K L A S A  E  P A R Ë


U bëra shtatë vjeq

tani di t"lexoj

mamit iu drejtova

n"shkollë dua të shkoj.


Mami më mori për dore

dhe më qoi në shkollë,

në klasën e parë

ajo më regjistroi.


Erdhi një shtatori

unë hyra në klasë,

së bashku me një shok

u ula në bankën e parë.


Për këtë ditë të parë

unë shumë jam gëzuar

rrugën e diturisë

sa e kam filluar.


 
SH K O LL A  J O N Ë


Shkolla jonë e bukur

me dritare të mëdhaja,

në komunën tonë

ajo është e para.


Ajo është e para

më sport dhe mësim,

me klasët e pastërta

kopshtin plotë gjelbërim.


Me sallën e sportit

dhe me kabinet,

ka shumë kompjuterë

ne mësojmë internet.


Mësuesit janë pedantë

dhe shumë na mësojnë,

ne jemi të rregullt

në mësim kurrë s"mungojmë.


 
SH O K U   I M


Unë e kam nj shok

që aq shumëe dua,

në matematikë

shumë më ka ndihmuar.


Unë matematikën

hiq nuk e kam ditë,

ai duke më ndihmuar

ma futi në shpirtë.


I di katër veprimet

të mbledhë,zbrit,shumëzoj e pjestoj

i zgjidhi ekuacionet

s"mundë kush t"ma kaloj.


Sot për matematikë

jam i pari në klasë,

të gjithë shokt e mi

i kam lënë mbas.


 
F Ë M I J Ë T   E   F SH A T I T


Fëmijët e fshatit

kanë një diciplinë,

u ndihmojnë prindërve

atje kot nuk rrijnë.


Dikush ruan delët

dikush qon bukë n"arë,

të tjerët lëshojnë lopët

për të kullotur barë.


Gjithë të angazhuar

n"shtëpi dhe n"bujqësi,

janë të rrespektuar

shumë ua kem lakmi.


 
M O LL A


Është një pemë e hieshme

me fruta topa topa,

kur i ngrënë të shishme

ato quhën molla.


Me ngjyra të ndryeshme

një emër e kanë,

janë shumë të shëndetshme

ato kur i ngrënë.


Lëngjët e mollës

dhëmbët t"i pastrojnë,

mikrrobat e gojës

ato i shkatrrojnë.


 
FRESKIA  E  UJIT


Ishte ditë gushti

dielli aq shumë përcëlloi,

dola në oborr

pishina më ngacmoi.


Pishinën e mbusha

unë me ujë pusi,

nga nxehtësia e madhe

filloi t"i dalë fluski.


U futa n të

dhe shumë u freskova,

në mbrëmje atë ujë

në kopsht e shfrytëzova.


E zbrasa pishinën

ujin dam se qova,

i ujita perimet

ato i freskova.


 
V I T I   I   R I


Na erdh dimri

plotë me borë,

viti i ri

po afron.


Ne fëmijët

shumë jemi gëzuar,

ftojmë shoqërinë

për ta festuar.


E shtrojmë sofrën

plot me gjëra,

lloj - lloj pijsh

dhe ëmblsira.


Shpejt mesnata

po afron,

ora dymbëdhjetë

po cingërron.


U ngritëm në këmbë

ngrehëm dolli,

ua urojmë

vitin e ri.


Dolëm për jashta

gjithë duke qeshur,

xixillonjat

për t"i ndezur.


Për një moment

u zdrit qielli,

lloj - lloj ngjyrash

si ylberi.


Gjithë të gëzuar

u këthyem n"shtëpi,

ky na qenka

viti i ri.


 
B O R A


Po bie borë

fjolla, fjolla,

fëmijët me gëzim

vijnë nga shkolla.


Gjithë të kapur

dorë për dore,

duke luajtur

me topa bore.


Hyrën n"shtëpi

i lanë çantat,

të gjithë n dorë

i muarën sajat.


Shkuan në kodër

me saja në dorë,

për të rrëshqitur

mbi atë borë.


 
N Ë N Ë S


Unë e dua nënën

e cila më lindi,

u bëra për shkollë

dhe kurrë s"më bërtiti.


Bukur më ushqeu

edhe më pastroi,

ma mësoi alfabetin

dhe më edukoi.


Kur fillova n"shkollë

s"kisha vështërsi,

dija për të shkruar

formoja fjali.


Dija aq shumë vjerrsha

për t"i recituar,

të gjitha këto gjëra

nëna m"i ka mësuar. 


P A S T Ë R T I A


U ngrita nga gjumi

dhe në banjo shkova,

lava duar e faqe

dhëmbët i pastrova.


Unë i kreha flokët

vesha rroba të pastërta,

mbatha këpucët e lyera

dhe dola për jashta.


Të gjitha vetë i bëjë

nënën se mundoj,

ajo m"i dha këshillat

kështu më edukoj.


Kush mbanë pastërti

ai e ruan shëndetin,

mikrrobat e kqija

i largonë prej vedi.


 
L U L Ë T


Lulët janë të bukura

dhe japin hijëshi,

ato kanë aromë

dhe sjellin freski.


Lulët plotë me ngjyra

që janë n"kopshtin tim,

më e bukura prej tyre

është ai trandafil.


Unë mamit tim

tetë marsin ia urojë,

me një lule të bukur

që shumë do ta gëzojë.


 
L U M I


Rrezët e ngrohëta të diellit

kudo bënin përvëlim,

unë shkova në lum

për të gjetur freskim.


Rrjedhte ngadal uji

që buron nga kroni,

ishte shumë i pastër

i kthjellët si loti.


Afrova do gurë

një pus e marova,

u futa në të

aq shumë u freskova.


Ndejta unë te lumi

deri sa ra hija,

u afrue nata

dhe vajta nga shtëpia.


 
T O P I


Topi i rrumbullakët

oh, sa shumë e adhuroj,

unë kur jam i lirë

dal me të në lojë.


Sa dola n"livadh

me shokë jam takuar,

i ndërtuam portat

filluam për të luar.


Ia nisëm lojës

shpejt duke vrapuar,

u afrua një përson

duke na shiquar.


Ai përson që vështronte

ishte trajner futbolli,

i pëlqeva në lojë

n"ekipë të vetë më mori.


 
Q E N GJ I


Unë e kam një qengj

ai quhët laran,

mirpo në kokë brirët

ende s"i kanë dalë.


Sa shumë un e dua

tërë ditën m"ndjek pas,

është ende i vogël

ende s"është bërë dash.


Mirpo dal nga dal

ai filloi për t"u rritë,

i dolën brirët në kokë

me maje, sikur thikë.


U rritë gogja shumë

dhe shumë u lazdrua,

gadi për çdo ditë

duke më sulmuar.


Unë ia dredha brirët

ia qova rreth veshi,

u bë shumë i bukur

sa shumë iu rritë leshi.


Bëri ca ndryshime

ai nuk është më qengj,

po i prinë kopesë

me emrin Ogiç.


 
GJ E L I


Isha duke fjetur

unë në një dhomë,

dgjova një këngë

nga gjumi më zgjon.


Ishte kënga e gjelit

që vinte nga plehu,

kikiriku bëri

ai na ngazlleu.


Ky zgjohët shumë hert

këngës ia fillon,

që është zdritur qielli

të gjithëve iu lajmron.


Si ta dëgjojmë gjelin

e dijmë se dita ka aguar,

zgjohëmi bëhëmi gadi

në punë për të shkuar.


 
L E P U R I


Lepuri është i vogël

i ka katër këmbë,

me veshët e gjatë

përngjan në gomar.


Unë shkova në kopsht

lakra për të këputë,

aty pash një lepur

n"brendi ishte futë.


E kafshonte lakrën

vëzhgonte me sy,

i kishte ngritur veshët

pritëte kush do vijë.


S"bashku me mue ishte

edhe qen zagari,

u vërsul mbi te

dhe dashti ta kapi.


Iku sa me vrap

duke bërë dredhina,

shpëtoi nga zagari

iku në kodrina.


 
M A C A


Mace, mace

pis, pis,pis,

rri nën sofr

mos lëviz !


Ule bishtin

mos e ngrit,

gjërat n"sofër

për t"i ndytë.


Maca bishtin

poshtë e zbriti,

hyri nën sofr

nuk lëvizi.


Një copë bukë

asaj ia dhash,

mori bukën

doli jasht.


Hëngri bukën

dhe u ngop,

ra për t"fejtur

mbi kolltuk.


 
Q E N I


Unë e kam një qen

emrin e ka trum,

është aq i bukur

dhe e dua shumë.


Ditën e mbaj lidhur

atë nën hambar,

natën duke e zgjidhur

e lë për rojtar.


Është rojtar i mirë

i shtëpisë së tij,

nuk e lë askend

mbrenda që të hyjë.


Shumë e ruan oborrin

mundëm t"u bëjë be,

aty ku të ngrënë

duhët për të lehë.


 
E L E F A N T I


Është një kafshë e madhe

që peshon shumë rëndë,

me veshët e mdhenjë

hundën si surlan.


Është aq i rëndë

peshon mbi n ton,

ndihët dridhja e tokës

ai kur të vrapon.


Me gojën e madhe

barin s"mundë e këput,

e pengon nofka

për t"i afruar buzët.


Është një kafshë e zgjuar

me të shumë punojnë,

nëpër lojrat e cirkut

gjithëkund e takojmë.


 
SHKRONJAT E ALFABETIT


A B C Ç D DH E Ë F

G GJ H I J K L LL M

N NJ O P Q R RR S SH

T TH U V X XH Y Z ZH

36 Shkronja

gjuha shqipe i ka,

mirpo në dy grupe

këto i kanë nda.


1) A E Ë I O U Y

shkronjat nën numërin një (1)

më lehtë i shqiptojmë,

dhe në gramatikë

zanore iu thojnë.


2) B C Ç D DH F G

GJ H J K L LL M

N NJ P Q R RR S

SH T TH V X XH Z ZH.

Janë këto bashkëtingëllore

në rendin e dytë,

që kur t"shqiptojmë

na mbeten në fyt.


Alfabeti i shqipës

është pak i gjërë,

me nga dy shenja

e formojnë një ton.


DH GJ LL NJ RR SH TH XH ZH

Këto nëntë shkronja

që janë të shkruara,

me nga një tjetër

të bashkuara.


Të bashkuara

formojnë një ton,

alfabeti i ynë

më mirë tingëllon.

 
KOMPJUTERI

Kompjuterin shumë e due

bukur fort në te jam mësue,

e kam lidh me internet

për gjdo ditë nga një marifet.


Në te lexoj edhe punoj

me tërë botën komunikoj,

ma ka sjellë familjen ngat

shpesh me ta po kam kontakt.


Malli për familje bukur u shue

ditë për ditë duke bisedue,

po më shofin dhe po i shiqoj

më lehtë gyrbetin po e kaloj.


Halit Sopaj

 

 

'